Mjeku Elton Serani dha një arsyetim qesharak për të shpëtuar nga burgu 9 të akuzuarit për dhunën ndaj kushërinjëve Maja, duke përfshirë dhe dy vëllezërit dhe djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, duke e klasifikuar ngjarjen si “plagosje të lehtë”, pavarësisht thyrjeve të kockave apo plagëve në kokë.
Sipas mjekut Elton Serani, dëmtimet nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.
“ Referuar kartelës ditore të SUT Tiranë rezulton se në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës pa dëmtime të indit trunor, plagë në lekurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, si edhe shembje e indeve të buta të kokës, trupit dhe gjymtyrëve. Këto dëmtime janë shkatuar me mjet të fortë mbretës.
Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mba 9(nëntë) ditë” thuhet në raportin mjeko ligjor të firmosur nga Elton Serani dhe mban datën 24 korrik 2023.