Berisha ka uruar të gjithë banorët e Rozhajës por edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç ku së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj hapën shkollë shqipe në Dacaj, Rozhajë.
Postimi:
Urim i përzemërt dhe nderim i veçantë për banorët e Rozhajës. Atdhetarë të paepur që ruajtën në kushte të vështira gjuhën dhe identitetin e tyre. Por një përgëzim gjithashtu kryeministrit Abazoviç, qeverisë së Mali të Zi dhe qeveritarëve vendorë të Rozhajës, për vendimin e tyre të drejtë! sb