Berisha: Arrestimi i ortakut të Olsi Ramës në Dubai u mbajt i fshehtë një javë nga Balla dhe Rama

E Enjte, 14 September 2023 15:26

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka zbuluar sot në Kuvend, ndërkohë që në media transmetohej si lajm i fundit arrestimi i Amant Josifit, se operacioni policor për arrestimin e tij ishte kryer para një jave dhe lajmi mbahej fshehur nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtori i tij, ministër i Brendshëm tashmë, Taulant Balla.

"Prej një jave - theksoi Berisha, -  kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi.

Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro. Si ndodhi kjo?!
 
Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.
 

Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama! -  Edi Rama faktikisht!

Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama" nënvizoi Berisha.

Login to post comments