Prokurori special ngriti tri akuza të enjten ndaj djalit të presidentit amerikan, Joe Biden.
Akuzat ndaj Hunter Biden lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit. Sipas akuzës, ai kishte në pronësi në mënyrë të paligjshme një armë zjarri gjatë kohës që ishte i varur nga droga.
Në këtë rast, në skenë del edhe emri i kryeministrit shqiptar dhe agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.
Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.
Në dosjen shqiptare të McGonigal, ndërmjetësi kyç i aferës është këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka.
Por Duçka është edhe njeriu që del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Kjo për shkak se Dorian Duçka punonte për të njëjtën kompani kineze, CEFC, prej nga dyshohet se Hunter Biden dhe familja e tij kanë marrë miliona dollarë ryshfete.
Në një email, madje Biden e vlerëson punën e Duçkës dhe deklaron se është gati që të paguajë nga pjesa e tij për Duçkën.
Skandali nuk ndalet këtu, pasi kompania kineze CEFC është sponsorizuesja e ekspozitës personale të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.
Djali i presidentit ka shpëtuar disa herë nga ndjekja penale për shkak të lidhjeve politike, por presioni së fundmi ishte rritur ndjeshëm.
Kjo pasi të paktën tre komisione parlamentare të Kongresit në SHBA e kishin vendosur në shënjestrën e tyre.
Skandali i Hunter Biden mund t’i rrezikojë presidencën babait të tij në vitin 2024.