Emri Vata: Kukësi nuk është i varfër por është i vjedhur.

Saturday, 16 September 2023 18:08

Rënia e fuqisë blerëse për shkak të shpopullimit dhe varfërisë që është ulur këmbëkryq në familjet kuksiane , ky fakt është shqetësimi kryesor për tregtarët dhe bizneset e vogla e të mesme në Kukës.

Këto ditë së bashku me pjesëtarë të ekipit tim jemi ndalur dhe kemi bashkëbiseduar me tregtarët e Kukësit për tu njohur me shqetësimet e tyre dhe për ti vënë në dijeni të programit tonë që ka në themel reduktim të taksave vendore dhe subvencionim të ideve novatore.

Papunësia është një plagë e vjetër në trevën tonë dhe ne do ta kurojmë këtë plagë duke tentuar thithjen e investimeve në trevën tonë dhe punësimin e së paku një personi për çdo familje.

Zhvillimi ekonomik i Kukësit kërkon vizion, ekspertë si dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe këto tre komponentë ne i disponojmë dhe do ti vëmë në dispozicion të këtij projekti.

Kukësi nuk është i varfër, por është i keq-menaxhuar, i vjedhur dhe ne si qytetarë të tijë do të luftojmë për ta ndryshuar këtë panoramë.

Modifikuar më Saturday, 16 September 2023 18:12
Login to post comments