Berisha: Turp, drejtësia refuzon të lëshojë mandat arresti për Amant Josifin, mikun e Olsi Ramës

Diel, 17 September 2023 14:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një turp veprimin e drejtësisë për të mos lëshuar urdhër arresti për, Aman Josifin ortakun e Olsi Ramës.

 

Berisha është shprehur se Olsi e përcolli për Dubai, Josifin  ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.

 
Postimi:
 
Kjo është turp drejtësi!
 

Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk goxoi të lëshojë mandat arresti. Oratakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.

Kurse sipas komunikatës së djeshme të policisë

‘Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër,’

Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.

Login to post comments