Juristi ka shtuar pyetjen se nëse ky standard imponohet nga personat apo nga sistemi.
Përtej debatit se sa të ndershëm e të paanshëm janë prokurorët e SPAK, ka vend për debat dhe ndryshim sistemi.
Insistoj për këtë. Standardi i ndjekjes penale që imponon sot SPAK është më i ulëti. Pyetja është ky standard imponohet nga personat apo nga sistemi?
Janë tre ndërhyrje të domosdoshme që duhen bërë në sistem:
1. Duhet kufizuar judidiksioni dhe kompentenca e SPAK. Kjo prokurori u krijua për korrupsionin në nivel të lartë dhe jo për çdo nivel. Gjithashtu u krijua për të luftuar krimin e organizuar në vend dhe jo çdo krim.
Zgjerimi i juridiksionit dhe kompentencës sjell mbingarkesë, për pasojë cilësi të ulët hetimore. Ky debat u injorua përgjatë miratimit të reformës.
2. Procedura penale është bërë si kullesë makaronash. Ndërhyrjet e shpeshta në të kanë krijuar gropa, pëmbysje të llogjikës, kronologjisë dhe ulje të standardit në ndjekje penale.
Duhet një procedurë e re, e shkruar mirë dhe me llogjikë harmonike.
Procedura është garancia, jo personat.
3. Prokurori i SPAK nuk mund të punojë nën presionin e mandatit.
Nuk mund të ketë prokuror të lirë, të pavarur e profesionalisht korrekt nëse duhet të performojë brenda një mandati. Mandatet kanë kuptim për të zgjedhurit dhe për drejtuesit e institucioneve, jo për profesionistët.
Mandati që i vihet një profesionisti është presion. Nga presioni prokurori ose do punojë shkel e shko për të bërë diçka brenda mandatit dhe për të kapur një punë tjetër në vijim, ose do ja varë fare deri sa të shterrojë afatin, sepse një punë e ka të garantuar gjithsesi.
Në të dyja rastet cilësia hetimore bie. Siç edhe ka ndodhur...
Kjo cilësi e rënë bie direkt mbi standardin e ndjekjes penale, që i intereson publikut.
Pastaj krimi nuk ka mandat. Pse duhet të ketë prokurori që heton krimin?!
Imagjinoni, prokurori lë në mes hetimin se i mbaron mandati. Ç'llogjikë është kjo?!
Ndaj them se prokurori i SPAK sduhet të ketë mandat kohor në detyrë. Ai duhet të shërbejë përjetësisht aty dhe është përgjegjës për cilësinë e hetimeve.
Drejtuesi i prokurorisë po, mund të ketë afat. Drejtimi i institucionit ndryshon, puna profesionale jo.
Dhe më në fund, e kam patur dhe e kam bindje këtë:
nuk mund të ketë gjykata të posaçme. Ka hetime të posaçme, ka edhe prokurorë të posaçëm, por gjykata është e përgjithshme e zakonshme e normale.
Para gjykatës janë të gjithë të barabartë. Por para gjykatave të posaçme barazia e palëve është "posaçme", dmth nuk është fare.