Punonjësi i KESH-it nxjerr në “shesh” abuzimin e Ballukut, tender “i fshehtë” 4.2 mln euro

Hënë, 18 September 2023 09:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin nga një punonjës i brendshëm i KESH-it i cili thekson se ministria që “kontrollohet” nga Balluku sot brenda dy orësh (13:00-15:00) hapi një tender me vlerë 4.2 milionë euro me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Për të fshehur “gjurmët” abuzive, tnderi u realizua nga platforma elektronike që ka KESH-i, dhe jo në Bursën Shqiptare të Energjisë.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për blerjen e energjisë për periudhën 18-24 shtator, por pasi u shpall fituesi asnjë e dhënë nuk bëhet publike nga KESH, kush e fitoj këtë tender? A kishte konkurrencë? Sa kompani morën pjesë në garë? Sa ishin vlerat dhe sasitë e ofruara nga kompanitë pjesëmarrëse?

KESH-i megjithëse deri në datën 10 Korrik kishte nivele maksimale në kaskadën e Drinit, e shfrytëzoji rezervën energjitike të kaskadës në mënyrë kriminale dhe korruptive në muajt Korrik, Gusht, dhe në gjysmën e parë të Shtatorit, duke e zbritur rezervën energjitike poshtë mesatares shumë vjeçare, vetëm e vetëm që të justifikoj vendosjen në punë në muajt në vijim të anijeve gjenerator të ardhura nga Bangladeshi dhe të instaluara në Vlorë, dhe njëkohësisht Qeveria të këtë mundesi të justifikoj rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjaret në kuadrin e një krize në dukje të mungesës së ujit në kaskadën e Drinit”, denoncon punonjësi i KESH-it.

Sipas tij, “KESH-i importoj një sasi të vogël energjie në muajt Korrik dhe Gusht, dhe jo sasinë që kërkohej për të ruajtur rezervën e kaskadës në parametra optimale, dhe ndërpreu importin që nga data 1 Shtator, duke prodhuar gjithë energjinë që kerkon OSHË nga kaskada e Drinit, dhe këtë menaxhim jo eficent dhe kriminal të kaskadës e bëri me qellim që të ulte nivelin e rezervës energjitike të kaskades për arsyet e mesiperme, pra justifikimin për të vendosur në pune anijet në Vlorë, dhe për te rritur çmimin e energjisë për familjarët”.

 

Por situata doli krejtësisht jashtë kontrollit, sepse rezerva energjitike në kaskadën e Drinit u ul në mënyre shumë të shpejt, dhe për mos të kapur nivele minimale për shfrytëzimin e kaskadës, KESH hapi sot në mënyrë të rrufeshme në ora 13:00 dhe e mbylli ne ora 15:00 një tender për të blerë energji për javën që vjen.

Denoncuesi thekson se ky tender me vlerë 4.2 milionë euro është zhvilluar në fshehtësi të plotë dhe jashtë bursës duke sjellë një dështim total të reformës në energji.

Login to post comments