Opozita e bashkuar ka vendosur që të martën të mblidhen në qytetin verior edhe si një shenjë e mbështetjes për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Kukësin
Ashtu si diskutuam bashkërisht, mbledhja e ardhshme e deputetëve të opozitës parlamentare do të zhvillohet ditën e martë, datë 19 Shtator 2023, ora 12:00, në Kukës. Vendin do e saktësojmë më vonë gjatë ditës këtu në grup. Ju përshëndes!