Takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki. Ndërkohë pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.
Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të “WhatsApp”.
Ky veprim vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar. Deputetët e konsideruan këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri-tjetrin.