Ai tha se nëse nuk merren masa për ndërhyrje në treg, kriza do të jetë e parikuperueshme. Mes të tjerash Meta tha se luhatja e euros është si shkak i krizës së provokuar nga flukset e parave të pista.
“Rënia e eksporteve është kambanë alarmi jo vetëm për eksportet, por edhe të mijëra bizneseve të tjera që operojnë në industrinë e tekstilit dhe mineraleve. Pasojat me kursin e këmbimit kanë përfshirë dhe biznesin e mesëm dhe të vogël. Ata janë të lidhur me bizneset eksportuese. Rreth 1.4 mln qytetarë shqiptarë që përfitojnë nga remitancat e emigrantëve janë dëmtuar dukshëm. Konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvleftësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup eksportuesish që po falimentojnë vendin. Është kriminale që kjo qeveri nuk reagon për këto pasoja për ekonominë, të kësaj krize të provokuar nga flukset e parave të pista”, tha Meta.