“Skena të neveritshme! Shikoni kriterin e “Lal Vjedhësit,” për shpërndarjen e dhomave”, shkruan edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasi ka parë pamjet ku një punonjës bashkie shpërndan copa letrash si bukë lëmoshe, mbi të rinjtë që kanë ardhur që në orën 5 të mëngjesit për të marrë dhoma në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë. Asnjë listë pritjeje, asnjë rregull, asnjë urim mirëseardhjeje, por stres, tallje, torturë.