Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend sot se mazhoranca po mban peng persona nga opozita, për të votuar ligjin për pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke mbajtur peng reformën zgjedhore. Berisha iu referua në këtë mënyrë indirekt Enkelejd Alibeajt.
“Në qëndrimet që mbani ka një hipokrizi të pafundme dhe djallëzi primitive.
Këtu të gjithë e keni me sistem pengmarrje. Doni të mbani peng. Të votohet njëherë kjo. Po çfarë është kjo? Çfarë arsyetimi keni? Sot votohet dhe nesër mblidhet komisioni. Apo pasi të keni siguruar njëherë votën për gjykatën, pastaj mund ta mbajmë fjalën ...
Këtu jeni në pazare. Nëse doni të punohet në një fushë ku duhet konsensus sipas ligjit dhe fryma e bashkëpunimit, kalojini të dyja sot dhe merr fund. Çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja? Asnjë. Ç’punë keni me kandidaturat tona? Apo përpiqeni në një mënyrë të padenjë, diversioniste, të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë?” tha Berisha.