“Kur zbatoni urdhrat e Ramës, - iu drejtua Paloka, N/Kryetares Felaj, - nëse Rama do t’ju thoshte sot, kërceni të gjithë përpjetë këtu sipër tavolinave lakuriq, jam i bindur që nuk do ta bënit, as ju, as këta të tjerët, por me këtë që po bëni është e njëjta gjë!”
Këtu vendos një rregullore që e keni miratuar ju dhe precedentët janë disa, jo një.
Këtë e dinë të gjithë se çfarë ndodh. Ju jeni e urdhëruar në fakt nga Rama ta bëni këtu, se këtu nuk dyshon njeri, por do t’ju vija para një situate këtu ju zonjë dhe gjithë kolegët këtu, që ta kuptoni se çfarë po bëni.
Kur zbatoni urdhrat e Ramës, nëse Rama do t’ju thoshte sot, kërceni të gjithë përpjetë këtu sipër tavolinave lakuriq, jam i bindur që nuk do ta bënit, as ju, as këta të tjerët, por me këtë që po bëni është e njëjta gjë.
Kështu që derisa ta vazhdoni këtë farsë, mendojeni veten para shqiptarëve sikur po kërceni këtu sipër lakuriq, të gjithë!”