Ish-agjenti i lartë i FBI i ka pranuar të gjithë akuzat për dosjen shqiptare në Uashington. Mes tyre, edhe akuzën se nisi një hetim për lobimin që po bënte Lulzim Basha në SHBA.
Opozita në Shqipëri thotë se dosja u mbyll nga Edi Rama, i cili në këtë mënyrë e mori peng Bashën.
Por edhe revista amerikane ‘Mother Jones’ do shkruante se dosja u mbyll në rrethana të errëta.
“Raporti i Mother Jones tërhoqi vëmendjen në Shqipëri. Kritikët e akuzuan Bashën se po punon për rusët. Në vitin 2019, prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me këtë çështje. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta.
Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Dhe partia e tij këmbënguli se i kishte paguar Muzin vetëm 25 mijë dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante një lobisti amerikan qindra-mijëra dollarë për të ndihmuar PDSH-në. Përmes një zëdhënësi, Muzin tha në atë kohë se ai besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të PDSH-së”, shkruan revista.
Nga ajo kohë, Lulzim Basha mbeti një peng i Edi Ramës, me qëllimin madhor, shkatërrimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.