Denoncimi i fortë: Fushat e naftës ua hoqën amerikanëve dhe i morën rusët e lidhur me Charles McGonigal

Saturday, 23 September 2023 14:46
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare në Uashington, duke fituar kështu mundësinë që të marrë një dënim të zbutur.

 

Por në këmbim, ai ka pranuar gjithçka thuhet në dosjen kundër tij, duke implikuar të gjithë aktorët e tjerë të përmendur në atë dosje, me në krye Edi Ramën, i cili përmendet së paku 14 herë.

 
Për ironi, McGonigal kishte deklaruar se i ka thënë kryeministrit shqiptar se duhet të ketë kujdes nga rusët që duan të marrin fushat e naftës në Shqipëri.
 
Por ai përfundoi vetë duke marrë një licencë për një kompani të lidhur me rusët, duke ua hequr këtë licencë amerikanëve.
 

Skandali u denoncua edhe nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford.

Duke folur fillimisht për mediat amerikane, Crawford tha se fushat e naftës iu hoqën amerikanëve, për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.

Sipas Crawford, “përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017. Në janar 2017 nisën të shtetëzojnë fushat e naftës. Qëllimi ishte që ato të kalonin në duart e dy kompanive austriake, të cilat shërbejnë si mbulim për Gazprom. Dy kompanitë në fjalë janë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe”.

Crawford thekson se ata e dinin se këto ishin kompani të Gazprom, por situata u bë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza”, tha Crawford.

Ironia është akoma më e thellë, pasi më herët, gjatë një seance në Kongresin Amerikan, ish-ministri Damian Gjiknuri, një kontakt i McGonigal në Shqipëri, do të deklaronte se duhet bërë kujdes me rusët. Por më pas, ua dha licencën vetë rusëve.

Çështja në fjalë është në arbitrazh dhe pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë shtetit shqiptar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...