Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për sulmin terrorist ndaj stacionit policor të Kosovës në Veri nga bandat serbe të mbështetura nga Beogradi.
Për pasojë një pjesëtar i forcave të policisë humbi jetën dhe një tjetër u plagos.
Nuk ka ende një reagim nga kryeministri i Shqipërisë për ngjarjen.
Që Edi Ramën nuk e lejon Vuçiç të dënojë sulmin dhe të përmendë Beogradin si orkestrues të sulmit, këtë e dinë të gjithë. Por Edi Rama nuk ka bërë as një reagim njerëzor, ngushëllimi për familjen e policit të vrarë dhe urim për shërim për policin e plagosur.