Dënimet për skandalin e inceneratorëve, VOA: Dosja e Tiranës vazhdon të jetë ende hapur

Hënë, 25 September 2023 19:21
Nga Zeri i Amerikes
 

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme dha sot vendimin për 21 të pandehurit e përfshirë në rastin e inceneratorit të Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa ish deputeti socialist Alqi Bllako me 2 vjet e 8 muaj. Dënimi më i rëndë, me 8 vjet burgim, u dha për sipërmarrësin Klodian Zoto, ndaj të cilit rëndonin të paktën 6 akuza.

Vendimi i sotëm i gjykatës, është i pari për rastin e inceneratorëve, ku ka tre hetime të veçanta për secilin nga projektet e vëna në jetë në tre qytete të ndryshme të vednit. Ndërsa për Elbasanin vendimi pritet pas dy javësh, sot ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u gjet fajtor për tre akuzat e ngritura ndaj tij për rastin e Fierit, nga "Shpërdorimi i detyrës", te "Korrupsioni" apo dhe "Pastrimi i parave. Ashtu sic ishte kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 10 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbatuar për të gjithë të pandehurit, reduktohen në 6 vjet e 8 muaj burgim.
 
Ish deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”, në dy raste, përfitoi jo vetëm nga ulja me një të tretën, por dhe për shkak të rikualifikimit të akuzës, ku ai nuk konsiderohet funksionar i lartë publik, por nëpunës publik. Përfundimisht dënimi me 4 vjet u konvertua në 2 vjet e 8 muaj burgim.
 
Me 6 akuza mbi shpinë, nga korrupsioni në disa raste dhe forma, të mashtrimi, pastrimi i parave apo krjimi i skemave mashtruese sipërmarrësi Klodian Zoto, i përfshirë dhe në rastin e Elbasanit, u dënua me 8 vjet burgim, pasi ju zbritën 4 vite dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar.
 

Dënime të larta u dhanë dhe për Loran Dushën, administrator i inceneratorit të Fierit dhe Arbër Denizin, administrator i kompanisë private PIVOT-04, i përfshirë në pastrim parashë, sipas hetimit. Për të dy vendimi është për 4 vjet e 8 muaj burgim.

Do të vuajnë dënimin me 2 vjet burg, 3 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit, ndërsa 4 të pandehurve të tjerë, dënimi me burg iu konvertua në shërbim prove.

Gjykata i dha ndërkohë pafajësinë Arben Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve të inceneratorit, Arjola Kodrës, ish administratore e inceneratorit të Tiranës, dhe po ashtu administratorit të një kompanie private.

Afera e inceneratori konsiderohet si një ndër rastet më të mëdha korruptive të zbuluara deri më tani, me përfshirjen e një numri të lartë zyrtarësh dhe ish zyrtarëve të nivele të ndryshme. Hetimet nxorrën në dritë dhe fije që çuan deri te ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej muajit korrik.

Ndërkohë që për rastin e Tiranës, i vendosur pak kohë më parë në sekuestro, dosja vijon të jetë ende e hapur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...