Veton Surroi: Deklarata e djeshme e Ramës ishte një ndihmë jo shumë e mirë për Kosovën

Hënë, 25 September 2023 22:10
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të hedhur dritë mbi ngjarjet e rëndë që kanë ndodhur në Kosovë ishte publicisti dhe analisti, Veton Surroi.

 

Surroi është shprehur se ideja e krijimit të një konferencë paqeje me Serbinë ishte përpunuar përpara se të ndodhte sulmi në Kosovë, ndërsa verpimet e Ramës nuk ishin të duhurat për të ndihmuar Kosovën.

Peka: Reagimi  i Ramës është bërë në orën 11 paradite ku nuk e dinte se si do të mbaronte sulmi, konferencë pa konflikt nuk ka, një sulm i tillë është për ta kthyer në konflik situatën mes Serbisë dhe Kosovës, si e gjykoni ju që kryeministri Rama del dhe e bën fakt të kryer konfliktin dhe kërkon një konferencë të dytë, pasi kjo i shkon përshtat Serbisë pasi Kosova e ka marrë atë që donte nga një konferencë?
 
Surroi: Unë mendoj se para se të jepen ide, vlerësime,  propozime duhet që të bëhen konsultime me kryeministrin e Kosovës, ekzistojnë njerëz që mund të japin mendime se a mund të ndihmojë një veprim i tillë apo jo. Kjo edhe po të mos ishim dy shtete me shumicë shqiptare është në nj farë rendi dhe rregulli të pyesësh se me çfarë mund të ndihmoj dhe jo të sjellësh formulime të cilat e zgjedhin ndihmën tënde që nga filli dhe është mirë që ta kemi ndjeshmërinë më të madhe se çfarë mund të prodhojë çdo njëri prej nesh në vendet tona.
 
Konferenca të tilla paqeje në momentin kur ekzistojnë formacione paraushtarake që kanë filluar një operacion shumë të gjërë nisur dhe nga armatimi të krijohet përshtypja e një kryengritje të armatosur. Daçiç dhe Vuçiçi përmendën organizmi të UÇK në Maqedoninë e Veriut, ku u shprehen se grupi armatosur ne Kosovë u krijua perimetri rreth këtij formacion paraushtarak ndërsa në Maqedoni u lejua të bëhej kryengritja dhe më pas u organizua konferenca dhe në mendjet e tyre ka qenë ky model i krijimit të një konferencë paqeje. Qëndrimi  i Ramës dje nuk ishte një ndihmesë e mirë.
Modifikuar më Hënë, 25 September 2023 22:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...