Berisha me reporterët e KiE: Kërkova rishikim të reformës në drejtësi pasi është e motivuar politikisht

E mërkurë, 27 September 2023 11:55
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi njoftimin nga takimi me reporterët e Këshillit të Europës.


“Shqipëria është rasti klasik ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim,” theksoi Berisha.

Ai kërkoi po ashtu të ndërhyhet për të rishikuar reformën në drejtësi, pasi është e motivuar politikisht.
 
 
NJOFTIMI I PLOTË
 
Te dashur miq, mbrëmë prita në takim delegacionin e reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.
 

Duke i falenderuar për vizitën e tyre, u shpreha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrëdhënien speciale” mes krimit dhe votës nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kanë pushtuar çdo nivel të pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, i bëra me dije se Shqiperia është rasti klasik ku krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim, zgjidhja e kësaj marrdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut. 

I njoha përfaqësuesit e Këshillit të Europës me industrinë qeveritare të blerjes së votës dhe makinerinë shtetërore të terrorit elektoral ndaj zgjedhësve dhe angazhimin e krimit të organizuar kundër votës së lirë.

Çështje e dytë ku kërkova ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili është i paralizuar.

Shqiptarët kanë humbur të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë.

Stoku i dosjeve në të gjitha nivelet arrin në mbi 120 mijë dhe duhen rreth 30 vite për t’u shqyrtuar.

Ata që e ngritën këtë sistem të dështuar nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’.

U kërkova dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar.

Në zgjedhjet e 14 majit administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milion votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit. Qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj.

Thelbi i demokracisë është mundësia që u jep qytetarëve që çdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë. Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmën e krimit të organizuar.

Tentakulat e kësaj lidhjeje u panë në miliona faqet e mesazheve të dekriptuara të platformave Encrochat dhe Sky. Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere.

Në këto transkripte janë të gjitha lidhjet me krimin e organizuar të politikës në nivelet më të larta, ministra, kryeministri, gjykatës, prokuror, drejtora policie, ndaj publikimi i tyre do ishte ndihmë dhe transparencë e madhe për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...