Shehu: Të gjithë me studentët e mjekësisë! Shteti feudal ua shet diplomën 15 mijë euro!

E mërkurë, 11 October 2023 21:28
Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, i ka bërë thirrje qytetarëve në mbarë vendin të bashkohen në protestë me studentët e mjekësisë. Në pak radhë në një shënim në Fb, prof. Shehu ka renditur të gjitha pasojat e rënda që bien mbi mjekët e rinj dhe familjet e tyre, por edhe pasojat për sistemin shëndetësor shqiptar në rast të zbatimit të ligjit të “bujkrobërisë”.
 

“Të gjithë me studentët e mjekësisë! – bën thirrje Shehu. - Shteti u shet me 15 mijë euro diplomën e tyre studentëve të mjekësisë. Ndryshe, 5 vjet punë të detyruar - bujkrobëri kjo! Dhe kjo mbasi u ka marrë për çdo vit rreth 450 euro si taksë regjistrimi.

Shteti grabitqar e feudal nxori dhe shumën që duhet të paguajë një student i mjekësisë mbas studimeve për të marrë diplomën, 2500 euro në vit, pra 15000 në tërësi.

Diskriminim e vjedhje shtetërore kjo, antikushtetuese e ndesh me të drejtat themelore të njeriut, një vendim që pengon të sapodiplomuarit për t’u specializur e rritur cilësinë jashtë vendit, që dëmton rëndë edhe cilësinë e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve.
Login to post comments