Mjaftuan pak orë që e vërteta të zbërthehej dhe z. Sadushi (Sadushaj), në vijim për lehtësi referimi do ta përmendim vetëm me emër, Sokol, të përgatiste një plan për të minuar zgjedhjet duke kërkuar rivotim të qeverisjes së gjyqësorit.
‘Syri.net’ mëson se Sokoli, i indinjuar nga fakti që as ai e as bashkëshortja nuk arritën dot të shtrijnë pushtetin mbi KLGJ, ka intimiduar anëtarët e komisionit të numërimit të votave për rihapjen e kutive. Mësohet se Sokoli, edhe pse ka qenë prezent deri në numërimin e votës së fundit (si pak kryetarë të Gjykatës së Lartë që mbajnë veç një e jo dy mbiemra), ndihet i pezmatuar për disfatën e pësuar. Në një tentativë intimidimi të anetarëve të komisionit mësohet se Sadushi ka kërkuar nga secila prej tyre hapjen e kutive dhe rinumërim të votave jashtë çdo standardi. Më tej, ka ushtruar presion duke thënë që në eventualitetin e një padie, do të jenë pikërisht anëtarët e komisionit ato që do të përgjigjen. Gjyqësori, i shpejtë në marrje lajmi ndoshta më shumë se në efiçiencë gjykimi për momentin, ka reaguar.
Mësohet se anëtarja fituese nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Tiranë, znj. Genta Muça po përgatit një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sokol.
Thënë kjo, mbetet për t’u parë nëse klika e vjetër që vijon ende të kryesojë gjyqësorin, sikurse dhe Sokoli, do të mund të jenë të pandehur të denjë për SPAK apo jo.