'Vuçiçin e bëra mik që ta shkatërroj'/ Rama, sinjale besnikerie presidentit serb duke keqpërdorur fjalët e Lincoln

E Enjte, 12 October 2023 16:05
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij, ku shumë shpesh është lakuar nga politika shqiptare si ‘vëlla i Vuçiçit’.
 

Këtë mundësi Ramës ia dha Lulzim Basha duke e thirrur nëpërmjet deputetit të tij të flasë për rreth dy orë në parlament për çdo gjë, përveçse të dënonte Vuçiçin si arkitekti kryesor i sulmit terrorist në Kosovë. 

Rama, mes ironisë, tha se akuzat ndaj tij për këtë çështje, janë si akuzat e disave kundër Europës, “si kuçka e vjetër që s’na ka dashur kurrë dhe do i lërë në baltë”.

“Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po t'i drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.”- tha Rama.
 

Më tej Rama u mundua të keqpërdorë shprehjen e Abraham Lincoln për marrëdhënien e tij vëllazërore me Vuçiç, kur tha se, “Unë dëgjoj Abraham Lincoln, i cili thotë se rruga më e mirë për ta shkatërruar një armik, është ta bësh mik”.

Pra, Rama po e shkatërron Vuçiçin ndaj e ka shpallur mik për kokë. 

Dhe në fakt, më mirë se kushdo, pasojat e shkatërrimit të armikut të shqiptarëve po i sheh Kosova, çdo ditë e më shumë.

Login to post comments