Shefi i organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama nuk kërkon sanksione për Serbinë sepse është i lidhur genetikisht me ta. Ai gjithashtu ka deklaruar se drejtësia duhet të fillojë urgjentisht hetimin e Edi Ramës në lidhje me çështjen e Kosovës për tradhëti kombëtare.
Deklarata e plotë:
Dy orë fjalim për Edi Ramën dhe asnjë minutë, asnjë sekondë, asnjë gërm që të kërkonte sanksione për Serbinë sepse është i lidhur genetikisht me ta.
Është një turp edhe për Partinë Socialiste. Si ka mundësi një deputet socialist nuk çohet dhe ti thotë boll fole për Kosovën.
Mund t'iu them edhe këtë:
Faktori ndërkombëtar ja ka ndaluar atij të merret me çështjen e Kosovës. Ai tani ka zero rol në këtë çështje. Atij tani nuk i lejohet të merret më me këtë çështje dhe ai nuk do jetë më në asnjë forum ndërkombëtar që lidhet me këtë çështje sepse roli i tij tani është nën një dyshim shumë të madhë. Madje këtu nëse do të ishim shtet serioz, drejtësia duhet të fillojë urgjentisht hetimin e Edi Ramës në lidhje me çështjen e Kosovës për tradhëti kombëtare.