Presidenti i Francës Emmanule Macron ka anuluar vizitën e tij për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, duke njoftuar se do të mbërrijë në kryeqytet vetëm pasditen e së hënës vonë.
Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen në Tiranë, si pasojë e sulmit terrorist në Arras, ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njoftoi pallati Élysée.
Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.
“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar”, ai do të mbërrijë vetëm pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar, ku do të humbasë të gjitha mbledhjet dhe ceremonitë. Ai do të vijë në Tiranë vetëm për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze.
Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.
Élysée ende nuk e ka specifikuar programin e saj në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.