Burimi theksoi se Procesi i Berlinit nuk është një proces integrimi, pasi ky proces është për integrimin e rajonit në vetvete.
Samiti i ardhshëm do të mbahet në mes të dhjetorit. Në Granadë që u bë një samit jo për këtë u diskutua për prespektivën e zgjerimit në bazë të një raporti franko-gjerman.
Procesi i Berlinit është për integrimin e rajonit në vetvete. Pra është një lloj aneksi i integrimit pra që këto vende të integrohen në BE duhet fillimisht që këto vende të integrohen të bashkohen të bashkëpunojnë midis tyre.
Ky është qëllimi i parë. Qëllimi i dytë është shpenzimi i parave, duhen hedhur para. Pa qënë ende vend anëtar i BE sot Ballkani Perëndimor përfiton 9 miliardë euro që do shpenzohen.
Dhe prandaj kemi po kështu kemi dhe një vizitë zyrtare të presidentit Macron e para në histori sepse Franca ka dhe një kënvështrim ekonomik. Pra Procesi i Berlinit ka dy gjëra se si këto vende të bashkëpunojnë mes tyre si dhe të bëhet një investim ekonomik.
Nuk hyn fare Procesi i Berlinit në ato spekulimet se kur do të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor kjo është në dorë të 27 shefave të qeverive që mbahet në mes të dhjetorit, dhe nesër në Tiranë janë vetëm 9 përfaqësues të BE-së, jo të 27-të, vetëm vendet që janë të përfshira në këtë proces.