“Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë dhënë 424 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 19,496,811 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 4,780,006 mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 14,716,805 mijë lekë. Rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik* në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë) “ thuhet në buletin.
Rreth 29% e totalit të shpenzimeve, ose 1,36 miliardë lekë është konstatuar përsëri në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e maturimit të penaliteteve e kamatëvonesave për mos kryerjen e pagesave për energjinë elektrike nga kompania Bankers Petroleum;
rreth 4% e totalit të shpenzimeve e zënë vlerat në “Shpenzime për paga dhe shpërblime”, në shumën 179.5 milionë lekë, e konstatuar si në AlbPetrol SHA Patos, si pasojë e pagesave gjoba dhe kamatëvonesa në lidhje me detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe përfitimin e shpërblimeve për anëtaret e vet padrejtësisht;
rreth 3% e totalit të shpenzimeve i takojnë zërit “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh” në shumën 131.2 milionë lekë, ku renditen subjektet si: AKSHI – 18 milionë lekë, UKT SHA – 15.4 milionë lekë, Albpetrol SHA Patos – 14.1 milionë lekë, dhe Hekurudha Shqiptare SHA – 10,786 mijë lekë” thuhet në buletin.
Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve audituesit konstatojnë se, vlera totale prej 14.7 miliardë lekë u konstatua në disa fusha ku së pari tek të ardhurat me rreth 3,72 miliardë lekë (ose rreth 25% e totalit) ku veçojmë vlerën 2.3 miliardë lekë (ose rreth 63% e total të ardhurave me ndikim negativ) si shkelje të legjislacionit tatimor në 21 njësi të vetëqeverisjeve vendore
Po kështu në fushën e shpenzimeve prej 10.9 miliardë lekë (ose rreth 75%), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.