Në një krahasim që i bëri qeverisjes 8 vjeçare të Shqipërisë në kohën e Sali Berishës, Bushati theksoi se ish-kryeministri e nxori vendin nga izolimi 50 vjeçar duke i hequr vizat, si dhe anëtarësoi në NATO, ndërkohë që Edi Rama ka bërë vetëm ahengje.
Pra një politikan i keq për mua si Sali Berisha bëri këto dy gjëra.
Ç’ka bërë ky madhështori, ka bërë ca ahengje. Pra po ta kthejmë filmin dhe të pas 30 vitesh, mendoni se do të mbahet mend data që diku në Shqipëri në 2023-shin u mblodh Samiti i Berlinit i pari në Ballkanin Perëndimor? Samit Berlini atëherë mund të mos ketë fare.
Por data e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është një datë që shënohet në librat e historisë, për të treguar në këtë që sa e madhe është bërë Shqipëria, Shqipëria ka qënë e vogël në hohën e Saliut dhe akoma më e vogël në kohë të Ramës.