“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim, që mendojmë se është i mirë dhe ne presim të respektohet.
E them me shumë qartësi, ne ju kem besuar për çështjen e vizave. Çështja është e pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet.
Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë rajonin,” tha Macron.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë.
Do të ishte dramatike nëse do humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Dramatike.
Ndërkohë, të dyja palët kanë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Më e mira e mundshme,”theksoi Rama.