Shaban Murati: Skaner diplomatik pas samitit

Tuesday, 17 October 2023 18:42

Nga Shaban Murati:


Skaner diplomatik pas samitit

-Një pyetje njëmilion dollarëshe po qarkullon në qarqet diplomatike në Tiranë: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e priti në Tiranë presidentin e Francës Emanuel Makron si shtetas i Shqipërisë apo si shtetas i Francës?


-Presidenti i Serbisë Vuçiç në 16 tetor i bëri një top të madh BE dhe Ramës. Midis BE nga njera anë dhe Rusisë e Kinës nga ana tjetër, Vuçiç zgjodhi të shkojë në Pekin, ku është edhe Putini, sepse Rusia dhe Kina janë aleatë strategjikë për të, jo BE. BE bën sikur nuk e sheh dhe sikur nuk e ndjen shuplakën serbe ndaj saj, siç bëri edhe për sulmin ushtarak terrorist serb të 24 shtatorit kundër Kosovës. Vuçiç flen për natë në shtratin e Putinit, kurse Brukseli qetëson veten me iluzionin se me letra e ka grua Serbinë.


Kurse Tirana bën sikur nuk kupton asgjë, sepse rajai ia fal gjithmonë përçmimet e agait.


- Nuk dihet pse në Tiranë i dhanë rëndësi nxirjes teatrale në fytyrë të kryeministres serbe Bernabiç në samit. Me atë nxirje surrati ajo u përpoq t’i jepte rëndësi vetes të dukej tamam burrë, sepse fuqi nuk ka, sepse ajo është e katërta apo e pesta në hierarkinë e pushtetit në Beograd. Vlera e saj është vetëm se me Bernabiçin si përfaqësuese e LGBT, Serbia i quan të plotësuara standartet e BE për anëtarësim.


-Në Tiranë nuk e bëjnë aspak pyetjen diplomatike pse Makron neglizhoi samitin e Procesit të Berlinit në drekë dhe vjen po atë ditë mbasdreke për vizitë në Tiranë. Nuk e bëjnë, sepse Tirana është e para që e tradhëtoi “Procesin e Berlinit” kur iu bashkua projektit të Vuçiçit të “Ballkanit të Hapur”.


-Çudia diplomatike shqiptare është që presidenti i Francës Makron vjen zyrtarisht për vizitë shtetërore presidenciale në Shqipëri dhe darkën zyrtare dhe dekoratën zyrtare ia jep kryeministri dhe konferencën e përbashkët të shtypit e mban me kryeministrin e Shqipërisë. Të paktën të ndryshojnë përcaktimin dhe ta quajnë vizitë kryeministrore e presidentit të Francës në Tiranë.


(Ndoshta ju ndihmon për gjetjen e përgjigjes së pyetjes së fillimit).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...