Manjani: Sjellja e Ramës në samit, si matrapaz. Vizita e Macronit në Tiranë, ishte biznes

E mërkurë, 18 October 2023 10:42
Juristi Ylli Manjani duke komentuar samitin në Tiranë dhe sjelljen e Edi Ramës, u shpreh se, ky i fundit u soll si matrapaz.
 

Duke komentuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, vizitën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Manjani u shpreh se, vizita në Tiranë ishte thjeshtë biznes.

‘Sjellja e Edi Ramës në këtë ngjarje, event që ishte i mirë për ne, duke na keq përfaqësuar ne, e bën atë më keq se sa matrapaz. Sepse nuk i jep kredon e nevojshme për të vendosur Shqipërinë, jo atë vetë, se ai me Macron rregullohet me një palë atlete, siç e ka thënë zakonisht. Nuk është çështja se çfarë atletesh do i çojë Macronit herën tjetër.

Vizita e Macron dje e sot ka qenë biznes, e nuk ka të bëjë fare me punët e vërteta të Shqipërisë dhe Kosovës. Aq i papërgatitur ishte sa përkthimi zyrtar ishte i vështirë, edhe përkthimi i fjalës në lidhje me vizat, ishte i paqartë dhe jo i duhuri. Ai nuk bëri kërcënim në thelb, ai tha se e kemi pranuar këtë gjë dhe do të ndodhë, pra nuk i tha Kosovës që do ua heqim vizat.
 
Dëshira për ta parë këtë gabim, dhe për ta bërë të madhe, këtu fillon Edi Rama. Edi Rama është frankofon. I pari që duhej të reagonte duhej të ishte Edi Rama dhe duhej ta sqaronte që nuk është kështu, por është kështu. Fakti që nuk e bëri, i duket se më shumë i pëlqeu përkthimi i përkthyeses, se sa fjala e Macron. Ka një predispozitë për ta parë Kosovën e Albin Kurtit, sepse pronari e sheh si pronar, kërkon një pronar te Kosova, nuk e sheh si institucion, shoqëri, Dardaninë, Kosovën, nuk ka lidhje me këto emocionet kombëtare.
 

Shqiptari i vetëm në hapësirën politike që më përfaqëson është Albin Kurti, është kokrra e burrit. Dhe e di pse është, sepse është i pashantazhueshëm. Nuk ka burrë nëne ti thotë kaq atij. Kur flet ambasadori amerikan, ai nuk pyet fare, është kokrra e burrit. Në të gjithë histori, dëshira për ta parë keq Kosovën, është e papranueshme’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...