Edhe pse u shit si një vizitë historike, Elizeja nuk jep asnjë detaj për këtë vizitë ndërshtetërore.
Vetëm diku në median sociale është publikuar një video nga konferenca e Macron me Edi Ramën, kurse në faqet zyrtare nuk ka asnjë deklaratë apo lajm.
Nuk dihet se përse presidenti francez po mundohet ta fshehë këtë vizitë nga opinioni i vendit të tij.
Në faqen zyrtare të Presidencës Franceze, ajo që vihet re është mungesa e agjendës së Macron për datën 16 tetor 2023, ndërsa për datën 17 tetor 2023, thuhet se ende nuk është e disponueshme. Nuk dihet se përse nuk është pasqyruar në agjendë vizita zyrtare e Presidentit në Tiranë.
Por ky është një tregues i mungesës së autoritetit nga mikpritësi Edi Rama, i cili më shumë është i njohur për batutat e tij pa kripë.
Mohimi i kësaj vizite vjen pikërisht në kohën kur kjo ngjarje u eklipsua plotësisht nga deklaratat e Macron dhe Edi Ramës për liberalizimin e vizave më Kosovën, të cilat kanë shkaktuar mjaft zemërim në të dy vendet.