Në studion e emisionit “Open”, Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihen tre telefona.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, këta janë telefona të kriptuar që janë përdorur nga Ardi Veliu, të cilin tha se ditën e sotme e kanë shkarkuar nga detyra, në krye të AMP.
Berisha tha se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.
“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut… Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.