‘Grusht shteti nga lart’/ Shkullaku: Opozita të përfaqësojë në Kuvend 500 mijë shqiptarët ose të ikë në shtëpi

Premte, 20 October 2023 10:35

I ftuar në Çim Peka Live, gazetari Armand Shkullaku ka folur për veprimet e kryeministrit Edi Rama i cili ka vendosur të emërjë 'opozitën', duke sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit në Kuvend.

Shkullaku u shpreh se jemi në kushtet e një grushti nga lartë, ku një një parti politike, një individ vjen në pushtet me vota në mënyrë demokratike dhe me të ardhur në pushtet fillon dhe ndryshon ligje, kushtetutën, merr pushtete në kontroll për të konsoliduar pushtetin e vetë, duke mos ikur më.

Sipas gazetarit, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku mazhoranca pra pushteti i cakton opozitës, logon, vulën, komisionerët vëzhguesit paratë e fushatës dhe kjo e parlamentit është e fundit fare.
 
Gjithashtu Shkullaku u ndal te aksioni i opozitës, që sipas tij nëse deputetët opozitarë janë në Parlament dhe nuk gjejnë një mënyrë për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar, atëherë të ikin në shtëpi sepse nuk paguhen për të folur bukur kur ia jep fjalën Lindita Nikolla.
 

Shkullaku: Këtu ne jemi në kushtet e një grushti shteti nga lart, kur një parti politike, një individ vjen në pushtet me vota në mënyrë demokratike dhe me të ardhur në pushtet fillon dhe ndryshon ligje, kushtetutën, merr pushtete në kontroll për të konsoliduar pushtetin e vetë. Pra nuk ikën më nga pushteti. Dhe ne jemi në këto kushte dhe kjo e parlamentit është një aspekt.

Unë nuk di vend tjetër ku mazhoranca pra pushteti i cakton opozitës, logon, vulën, komisionerët vëzhguesit paratë e fushatës, i ndanë cave ia jep cave nuk ua jep, i cakton dhe liderin me të cilin duhet të hyjë në zgjedhje, kjo e parlamentit është e fundit fare.

Pra nqs del dikush që më thotë një alternativë se si do mundet opozita në parlament të ketë të drejtën që të ketë bashkëkryetarin e reformës zgjedhore siç e ka pasur gjithmonë. Pra 43 deputetë kërkojnë pjesëmarrje në komisionin e reformës zgjedhore me ata deputetë që i cakton opozita.

Si ta marrë këtë gjë në kushtet që jemi sot? Kemi të drejtën kushtetuese për të ngritur komisione hetimore dhe këtë të drejtë nuk ja jep. Për të mos hyrë te projektligjet, fjalën e etj.

Në këto kushte mua si votues ose të gjithëve ne, ne s’kemi çuar në parlament Salianjin si individ, por e i kemi dhënë një mandat për të përfaqësuar një numër të caktuar bashkëqytetarësh tanë, pra 43 deputetë që janë përfaqësojnë gjysëm milioni shqiptarë që i kanë dhënë mandatet si përfaqësues dhe jo si individë.

Dhe nqs këta janë atje dhe nuk ushtrojnë dot mandatin që për të cilin i kemi deleguar dhe i paguajmë ne për këtë punë, atëherë unë do i thosha Salianjit dhe shokëve të vetë që të shkojnë sepse aty janë për atë punë.

Nqs ata nuk ushtrojnë dot mandatin atëherë duhet të shkojnë në shtëpi ose duhet të gjejnë një mënyrë që ta detyrojnë Kuvendin që të ushtrojë atë që përcaktohet në Kushtetutë sovranitetin e popullit.

Ne këtë gjë nuk e bëjmë dot sepse një njeri i vetëm ka thënë nuk më do ajo gjëja që të bëhet kjo, ju bëni çfarë të doni.

Opozita ose duhet të prodhojë çdo mënyrë që të ketë mundësi të meritojë pagat që i jep qytetari shqiptarë ose të ikë në shtëpi. Këta nuk kanë vajtuar aty për të folur bukur kur ja jep fjalën Lindia Nikolla.

Login to post comments