Konfirmohet denoncimi i Berishës, përfaqësuesit e Geogenix BV zhvillojnë takim tek ‘Pronat e Sekuestruara’

Premte, 20 October 2023 19:00

Konfirmohet denoncimi i kryetarit të Partisë Demokratike për takimin e përfaqësuesve të Geogenix BV për të sjellë në Shqipëri 100 milonë euro të dyshimta tek inceneratori i Tiranës.

Të pyetur nga Syri Tv pas një takimi të zhvilluar në Tiranë në Agjencia e Administrimit te Pronave te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa, ata nuk kanë preferuar që të përgjigjen por u larguan me shpejtësi me një taksi. 

 
 

Denoncimi i Berishës:

 

"Sot, me datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës!".

 
Login to post comments