‘Presezzi dhe Lopa në Tiranë’/ Berisha: Inceneratorët ndërrojnë emrat, dora e hajnisë mbetet po ajo

Premte, 20 October 2023 20:23

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar se dy sekserët e Klodian Zotos dhe Erion Veliajt, konkretisht Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa, janë shfaqur për takimin e parashikuar në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara.

‘Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa janë filmuar duke hyrë në institucionin shtetëror nga gazetarët e Piranja. Kjo është një provë tjetër se si Rama dhe Veliaj kalojnë “pasurinë” e përbashkët nga një presta nome te një tjetër, për të fshehur skandalin, hedhur hi syve shqiptarëve dhe për të trashëguar milionat e vjedhjes së shekullit’, shkruan Berisha në Facebook.

 

 

Postimi i plotë:

 

Piranjat filmojnë Presezzi dhe Lopa i djegësit të Veliajt!

Të dashur miq,
 

Siç e njoftova pak më herët, në konferencën për shtyp, dy sekserët e Klodian Zotos dhe Erion Veliajt janë shfaqur për takimin e parashikuar në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara.

Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa janë filmuar duke hyrë në institucionin shtetëror nga gazetarët e Piranja. Pamjet e plota do i ndiqni sonte në emisionin investigativ të Syri TV.

Kjo është një provë tjetër se si Rama dhe Veliaj kalojnë “pasurinë” e përbashkët nga një presta nome te një tjetër, për të fshehur skandalin, hedhur hi syve shqiptarëve dhe për të trashëguar milionat e vjedhjes së shekullit.

Edhe njëherë, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës.

Inceneratorët ndërrojnë emrat, por dora e hajnisë mbetet po ajo. sb

Login to post comments