Avokati, Gjokutaj i ftuar në një nga televizionet kombëtare është shprehur se SPAK-u i ka hyrë problemit të komisionit të konpesimit dhe kthimit të pronës, dhe prona është kthyer në 95-96 dhe fizikisht është kthyer në 2007, të dyja procedurat janë në përputhje me ligjin.
“Kjo çështje i përket 2020, ku zoti Taulant Balla, si kryetar i grupit parlamentar të PS-së ka depozituar një kallëzim. Ajo që është e rëndësishme është që kallëzimi që është bërë nga ana e tij është bërë për veprat penale shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentesh dhe ndikimit të paligjshëm ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe shefit të shtabit të ushtrisë, kë do të gjente ushtria rrugës, sepse kështu u shprehën. Objekti i këtij kallëzimi me fabulën e SPAKU-t sot janë dita me natën.
SPAK-u akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. E dini kur ka qenë Malltezi ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor? Është akuzuar për këtë? Nuk e di, mirë që lajthit SPAK-u po merr vendim me këtë dispozitë”, tha avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
“Avokati Simone nuk e di për çfarë akuzohet. Unë vij dhe ta them un akuzën, e ka marrë vesh gjithë Tirana e Shqipëria. Kjo nuk është serioze, ky proces është një përrallë juridike. Kur ndodhin skena të tilla, shiu që ra jashtë në fakt ishte më shumë brenda, këto karagjozlliqë që po dëgjojmë. Për të treguar një grimce të vogël serioziteti të kësaj gjykate dhe të këtyre prokurorëve. Kaq gjatë sa u pyet zoti Simoni nuk jam pyetur as unë kaq gjatë. Unë kam tre ditë nëpër gjykatë për çështjen dhe s’jam pyetur kaq shumë. I bie që ka lajthit Prokuroria, sepse qenka status personal”, tha avokati.