I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-kryeministri Berisha shprehet se kjo ka qenë e vetmja shkelje në dosjen me 200 faqe ku SPAK ka ngritur akuzat ndaj tij, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashit.
Sali Berisha: I marrim me radhë akuzat: 1.”Shpërdorim detyre në bashkëpunim”, nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe nuk mund të nxjerrësh në 200 faqe asnjë shkelje ligjore, perveçse një. Ka një shkelje ligji, është bërë nga Edi Rama, i cili në vitin 2006, më datën 6 Qershor ka vendosur në Këshillin e Territorit të Tiranës, ndryshimin e destinacionit i cili sipas prokurorëve, është shkelje e ligjit urbanistik. Në çështje urbanistike të qytetit, gjykata ka vendosur që është kryetari i bashkisë përcaktues. Unë jam njeri i ligjit, zbatova vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetje: Ai e ktheu nga zonë sportive dnë zonë banimi dhe ju e miratuat dhe SPAK thotë se e keni bërë në konflikt interesi?
Sali Berisha: Po qe se vendos kryetari i bashkisë, tagri është i kryetarit të bashkisë, firma ime është formale. Mund ta lexosh pak konfliktin e interesit? Po gjeni pak një firmë timen në dokumenta. Ai është plani i parë i rregullimit të territorit për Tiranën, 11 vjet nuk e bëri Edi Rama. Atë plan e ka ndërtuar Lulzim Basha me një kompani zviceriane. Kur është zbatuar ai plan, Edi Rama kishte ndërruar destinacionin, jo vetëm të sport klubit, por edhe të pjesës tjetër të klubit dhe sa për dijeninë tuaj, merreni këtu Shalsin kur bënte konsultat.
Pyetje: A ka qenë i drejtë ky vendim që ju e keni firmosur?
Sali Berisha: Mua më ka ardhur i ndryshuar, nuk kam tagër që të ndryshoj ato që ndryshon Bashkia e Tiranës.