Analisti Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, duke komentuar hetimin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, Edi Rama dhe SPAK duan që ta nxjerrin patjetër të korruptuar Sali Berishën.
Gjatë diskutimit të tij, Shkullaku ka renditur edhe disa prej arsyeve që sipas tij këtu nuk ka drejtësi.
‘Çështja është se ju po diskutoni se këtu ka shtet ligjor, ndarje pushtetesh dhe institucione të pavarura. Nëse deri dje keni pasur ndonjë dyshim, me këtë që ndodhi, gjithçka rrëzohet. Pse u veprua kështu në këtë rast. Çështja ka ndodhur 15-16 vite më para, dhe SPAK ka pasur mundësi ta hetonte kur të donte, të ngrinte akuzë.
Arrest me burg vetëm nëse Jamarbër Malltezi rrezikonte ti vinte dinamitin 17 pallateve dhe aty nuk kishte ndodhur gjë.
Imuniteti! Është fare normale që nëse diskutojmë këtu se institucionet funksionojnë, i çonin kërkesën Kuvendit kërkesën, i kufizohet liria Sali Berishës. Sepse heqja e lirisë dhe kufizimi i lirisë nga Gjykata e Strasburgut quhet e njëjtë në natyrë, ndryshon vetëm shkalla e masës. Pse nuk ja dërguan Kuvendit kërkesën? Për të thënë se këtu vendosim ne dhe nuk i japim llogari kërkujt, kur bëhet fjala për Sali Berishën.
Një tjetër kërkesë normale është ndryshimi i gjyqtares. Kriminelë të provuar kanë kërkuar ndryshimin e gjykatëses, dhe është mbledhur gjykata ka hedhur shortin dhe ka ardhur gjyqtari i radhës. As gjyqtaren nuk e ndërrojmë se këtu vendosim ne.
Tani vijmë te ridikuliteti që është caktimi i asaj avokates që nxore ti më parë. Pra të gjitha këto janë si elementë që këtu vendosim ne, e jo ligji.
Dalim tek pjesa pse vepron SPAK kështu. Çfarë thotë Rama: Zonja e zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe ti dilni në mbrojtje Shqipërisë. Shqipëria është e turpërua nga një ‘non grata’ një i vdekur, (vetëm gjuha të shkakton bezdi) që i bën karshillëk këtij vendi. Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit e ka të qartë se i takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën e tyre, bazuar në atë përfundim që ka nxjerrë SHBA. Këta duan ta nxjerrin Berishën, patjetër të korruptuar sipas Ramës’, u shpreh analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.