Moderatori i emisionit të mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Flavio Qarri ka telefonuar ditën e sotme avokaten, ithtaren e Enver Hoxhës, Valentina Teodoresku, e cila është emëruar nga gjyqtarja Irena Gjoka për procesin politik të hapur nga SPAK ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.
Gjatë bisedës, Teoderesku u shpreh se 'sa të jem gjallë dhe sa të ketë nevojë për Saliun, do ta mbroj'.
Ndërsa pyetjes se kur është njohur me dosjen, avokatja nuk preferoi t'i përgjigjej dhe u largua nga linja.