Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, edhe një herë ka ngritur zërin për Kosovën.
Në një postim në platformën X ajo ka publikuar fotografi nga vizita në Kosovë duke theksuar se ende nuk ka veprime për rolin e Beogradit në sulmin në Banjskë.
Kearns ka takuar familjen e rreshterit që u vra më 24 shtator nga ky grup i armatosur.
“Unë i kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata e meritojnë drejtësinë”.