Berisha: Thjeshtra e Ramës nuk e ka deklaruar asnjëherë pasurinë e saj

Premte, 27 October 2023 12:26

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme

Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij.


I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt.

Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut.
 

Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.

Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.

Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit.

Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq.

Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm.

Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë.

Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.

Edi Rama ka krijuar për familjarët e vet, pasuri të paligjshme përrallore.

Olsi i tij, ortak i Amant Josifit, i cili u ka vjedhur në bashkëpunim, qytetarëve europianë nga 1 miliard gjer në 2.8 miliardë euro.

I vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raport me biznesin kinez.

I vëllai i tij është de facto njeriu numër një i uzinës së drogës në Xibrakë.

Edi Rama, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes së ngushtë, i ka hapur mundësitë për të përdorur pushtetin e tij dhe për të përfituar dhjetëra tendera direkt ose si nënkontraktore. Disa burime më thonë, prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar asnjëherë në ILDKP pasurinë.

Edi Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës në histori për çdo patriot shqiptar.

Ai po përpiqet, në grahmat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza, që nuk pyesin për Kushtetutë, për ligje, për procedura.

Por zbatojnë si mercenarë porositë e tij.

Të gjitha këto janë motivet më të fuqishme për çdo shqiptar të vërtetë të shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit të mbarë shqiptarëve mbi këtë regjim antishqiptar, diktatorial, çnjerëzor, kleptokratik.

Ndaj dhe unë jam sot këtu, se e di që për të shprehur këto, për të gjithë shqiptarët, por prapë një problem, problemin e gjykatës.

Garantoj çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën.

Përndryshe unë 10, 100 herë shkoj pa asnjë lloj, bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, është prokurori, është parlament, është shesh.

Ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo, të vijë të votojmë amendamentin që u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë në Kushtetutë në raport me sistemin e drejtësisë.

Të vetmen votë, që unë e garantoj se unë e di që ata mund të mos e votojnë një pjesë e tyre, por deputetët e opozitës do e votojnë që nesër në parlamentin e Shqipërisë.

Nuk autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj.

Kushtetuta nuk mund të shkruhet në tavolinën e gjykatësit, as të prokurorit.

Unë po mbroj vetëm qytetarin dhe Kushtetutën që është pa diskutim, ombrella e tyre e vetme.

Por për të provuar nëse kam unë ndonjë ndrojtje apo kufizim për t’u marrë në pyetje në prokurori apo gjykatë, unë nuk kam asnjë vetëkufizim.

Por nuk është çështja për pyetje, por aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Të cilin unë në parim e kam pranuar. Por Edi Rama e hodhi poshtë.

Është Edi Rama që në vitin 2012 e hodhi poshtë në parlament.

Tani i them, bëhu burrë në ta mban dhe hajde të votojmë dhe mos përdor mercenarë që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në tavolinat e shtetit.

Së dyti, e garantoj se me asnjë masë, me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim, nuk do mund ta ndalojë.

Login to post comments