I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar vendimin e drejtueses së parlamentit për të lënë jashtë sesionit deputetët e opozitës ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.
Balliu është shprehur se në këtë vend është i rëndësishëm vetëm pushteti ndërsa janë shpërfillur të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Kur qytetarët nuk kuptojnë nga presionet politike ngrihet rraca e Rrajave, për sa i përket goditjeve ky ëhstë një nga sulmet më të vogla sa i përket opozitës, duhet të bimë dakord se në sulm është opozita dhe jo qeveria në të gjithë botën demokratike mediat shërbejnë për të bërë publike aferat e qeverisë por ne jem i vetmi vend i botës ku mediat merren me opozitën dhe jo me keqqeverisjen e pushtetit.
Këtu ngritja e narko shtetit dhe e një diktature të re ka kohë që ka filluar dhe tani është në hapat përfundimtare që ka për qëllim eliminimin e opozitës."