Sot mblidhet Kuvendi, PS kërkon t'i mbajë jashtë 23 deputetë të opozitës

Hënë, 30 October 2023 11:45

Parlamenti do të zhvillojë një seancë plenarë këtë të hënë më 30 tetor 2023 në orën 17:00. Takimi i ditës së hënë i deputetëve i rezervohet sipas rregullores, problemeve të zgjedhësve dhe deputetët diskutojnë për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e tyre. Në rendin e ditës është përcaktuar se diskutimet nuk mund të zgjasin më shumë se 4 orë.

Por, kujtojmë se në këtë seancë, 20 deputetë socialistë kanë kërkuar përjastimin e 23 deputetëve të Partisë Demokratike, duke filluar që nga kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, për shkak të protestës që këta të fundit zhvilluan në seancën e fundit parlamentare më 20 tetor, ku kërkuan të drejtën e fjalës dhe të ngritjes së komisioneve hetimore që po i mohoheshin rregullisht nga mazhoranca.

Kërkesa e socialistëve u bë shkak që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të vendosë përjashtimin e mbi 20 demokratëve nga seanca deri më sot.
 

Por, Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë goditje të re në vazhdimësi dhe deputetët e saj kanë vendosur që të paraqiten në seancën e sotme parlamentare.

Deputetë demokratë kanë saktësuar në mesazhet e tyre në rrjetet sociale gjatë gjithë këtyre ditëve se përjashtimi i tyre është bërë me qëllim për t’i privuar nga Kuvendi dhe për të mos lejuar të vazhdojnë protestën e tyre, e cila vetëm sa ka nisur.

 

   ImageImage

Image

Login to post comments