Një informacion ligjor mbi provokimin skandaloz në çështjen Beleri

Hënë, 30 October 2023 11:49

Nga Ylli Manjani.

Një informacion ligjor, për cilindo që ka kuriozitet kuptohet, për të kuptuar njërin prej episodeve skandaloze të palo çështjes Beleri. 

 

Policia pretendon se me veprime simuluese ka kapur në flagrancë Belerin... njëra prej gjykatave, që nuk e mbaj mend se cila, u bënë shumë tashmë, ka pranuar as veprimet simuluese kanë qenë provokime. Shiheni pikën 3 të këtij neni që është në Kodin e Procedurës Penale."kur ka provokim, rezultati nuk mund të përdoret.."

I lemë të gjitha shkeljet e tjera flagrante të kësaj çështje të stisur, por sikur vetëm kaq të marrim në konsideratë dhe do të kuptohej se nuk mund të ngrihet akuzë ndaj askujt. Jo më të mbahet një i zgjedhur në paraburgim e t'i refuzohet e drejta kushtetuese një të zgjedhuri dhe të dhunohet masivisht e drejta e atyre që e kanë zgjedhur.

Apo ç'e deshe thuaj! Është "ai greku" ky. "Mirë t'ia bëjn", posi...:

Mirë "greku", po ligjin e demokracinë e do njeri në këtë vend apo jo?!

Bahhhh!

Image

Login to post comments