Ka nisur me tensione dhe përplasje seanca e parlamentit.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbërriti në vend, pas një turi nëpër Kanada dhe SHBA, ka nisur seancën sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Ka pasur përplasje fizike mes deputetëve Vullnet Sina të PS-së dhe Bledion Nallbati të opozitës.
Kërkesat e opozitës janë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe për komisionin e reformës zgjedhore, të gjitha kërkesa legjitime, por të rrëzuara arbitrarisht nga mazhornaca. Seanca e sotme është dëshmi se Lulzim Bashës nuk i interesojnë kauzat opozitare, por ofiqet dhe pazaret me Edi Ramën.