Tritan Shehu: Ky rregjim “zbutet” vetem me perballje!

Hënë, 30 October 2023 12:47

Nga Tritan Shehu:


Ky rregjim “zbutet” vetem me perballje!
Fitorja e pare e studenteve te mjekesise!
Mbas disa jave protestash studentet e mjekesise arriten te sigurojne mos firmosjen e kontrates per “pune te detyruar”, deri sa te dale vendimi i Gjykates Kushtetuese.
Po keshtu nuk do te paguajne as “haracin” prej 250 mije leke ne vit.
Nje fitore e pare, por e jo e plote kjo!
Sidoqofte eshte nje terheqje e rregjimit, qofte edhe per te fituar kohe, nga zbatimi i atij ligji i denje per “bujk roberine”, perballe kesaj levizje studentore.
Nje fitore e studenteve ne saje te rezistences se tyre.
Une tashme nuk dua te para gjykoj vendimin e Gjykates Kushtetuese, por…
Dua te theksoj se ai ligj i miratuar per turpin e Kuvendit ne lidhje me “punen e detyruar” te studenteve te mjekesise eshte:
Krejt antikushtetues!
Ne kundershtim te plote me te drejtat themelore te njeriut.
Ne kundershtim te plote me karten e Keshillit te Europes per punesim e levizje te lire.
Eshte nje rrembim, vjedhje e mbajtje peng e dipllomes universitare!
Te shpresojme se kete here Gjykata Kushtetuese do te kete “sy, veshe e goje te lire”!

Login to post comments