Shkullaku: Rama ka dy vite që investon për të pasur opozitë, atë që ka caktuar ai

Hënë, 30 October 2023 22:20

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gjatë diskutimit për seancën e sotme parlamentare dhe përplasjen, u shpreh se, kjo nuk ishte përballje, por një gjë normale, kur dikush vjen e të merr të drejtat.

Gjatë bisedës, Shkullaku u shpreh se, Edi Rama ka dy vite që investon për të pasur opozitën që ka caktuar ai.

 

‘A ka shkelje të të drejtave të opozitës, ka themi ne. Pastaj se nga ka ardhur shkaku, tjetër gjë. A kemi ne dhunë sistematike të pushtetit të paktën 2 vitet e fundit ndaj opozitës. Ne jemi të çuditshëm se të gjithë themi që Sali Berishës i takon vula se ka shumicën, ka 500-600 mijë votues. Por Rama nuk ja dha, se ja dha Lulit.

Në një vend ku absurditete të tilla që i bëjnë vetëm regjimet diktatoriale, që edhe e pranon se i shkelet një e drejtë dhe nga ana tjetër themi se, opozita është e përçarë, Amerika e ka goditë keq, kjo është për ti ikur thelbit problemit.

Unë po diskutoj a duhet të kem disa liri më të mëdha se kaq. A duhet të kem unë liri që votën time të ja çoj atij që mendoj se me përfaqëson dhe a duhet ai që ai që më përfaqëson mua në parlament, a i takon atij të ushtrojë të drejtën kushtetuese, ushtrimin e kontrollit ndaj pushtetit.

Kjo që nxorri për Bajrat sot, ne kemi parë me zë e figurë, edhe Dibrën dhe Durrësin.

Ne kujtojmë se diktatura instalohet në një ditë, regjimet brenda ditës, jo, jo, dhe për këtë kampet janë ndarë. Kampet që janë ndarë nuk janë pozitë-opozitë, regjim e opozitë, janë njerëz që e pranojnë nënshtrimin dhe janë njerëz që e thonë mendimin e tyre pavarësisht i pëlqen apo jo regjimit.

Nëse opozitës ja përcakton Edi Rama të drejtën e përfaqësimit, është skandal. As Erdogan dhe Putin nuk e bën këtë. Të fut në burg, por këto nuk i bën.

Ky tani nuk do më as ta shqetësojmë. Ç’punë kanë këta thotë, ç’bëj unë me sterilizimin, mua ato lek më duhen. Ç’punë kanë këta budallenj që të më hapin mua komision hetimor për çarterin, për inceneratorët, apo për PPP që ka dhënë. Pse duhet ti jap unë llogari këtyre, këto lek i kam të miat dhe i përdor siç dua.

Që kur futi policinë në oborrin e PD-së, e deri sot ka dy vite investim për të pasur opozitë atë që i ka caktuar ai vetes. Dhe kulmi është se nuk do ta shqetësojnë as në Kuvend’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...