Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe përplasjen mes deputetëve të opozitës me ata të mazhorancës.
Bushati u shpreh se ka kohë që mazhoranca dhunon opozitën por kemi ardhur në momentin që mazhoranca socialiste do të asgjesojë çdo kundërshti.
‘Nuk është më punë mbajtje pushteti por jemi në pikën që pushteti nuk do më as të bezdiset’, u shpreh Bushati.
Bushati: Tani kemi kaluar në një fazë më të avancuar. Duhet zhdukur fare opozita. Pra edhe një opozitë që nuk na kërcënon me zgjedhje, ç’janë këta palaço që duan të ngrenë komisione hetimore. Pse mor ‘non gratat’ do e tregojnë të vërtetën në këtë vend?
Tani unë them, opozita duke dashur të kërkojë të zbardhi këtë të vërtetë se sa i kushton çdo shqiptari charteri i Edi Ramës, po bën ndonjë gjë të mirë apo të keqe?
Çfarë të keqe ka që për këtë të ngrihet një komision hetimor?
Jo thonë ata, nuk e ngrejmë ne, pse kush jeni, këto gjëra non grata do na i zbardhi ne? Ne nuk votojmë asnjë gjë që vjen nga non grata, nuk votojmë ne asnjë komision hetimor se nuk na duhen, dhe këto janë në vazhdim.
Po të vijmë te reforma zgjedhore, pse me non gratat do e bëjmë ne? Ja ku kemi Alibeajn dhe Bashën ta bëjmë ligjin siç e duam siç e bënë para 3 vitesh.
Tani kemi hyrë në fazën e asgjësimit të çdo kundërshtie. Nuk është më punë mbajtje pushteti por jemi në pikën që pushteti nuk do më as të bezdiset. Dhe kjo është një dhunë e llojit tjetër të cilit fatkeqësisht kjo opozitë që kemi nuk ka këllqe ti përgjigjet me të njëjtën masë dhune dhe radikalizmi që po përpiqet t’ja bëjë pushteti.