Padia ndaj Nallbatit/ Berisha: Ia dërguan një organizate tjetër kriminale siç është SKAP-i i partisë

E mërkurë, 01 November 2023 15:06

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Grupit Parlamentar të PS-së të dërgojë në SPAK, deputetin Bledion Nallbati për dhunë fizike në Kuvend, sipas tyre, ndaj kolegut Sina, Reagimi erdhi pasi vetë kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi, njoftoi se "sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina."

Ndaj këtij qendrimi dhe goditjeje ndaj një tjetër deputeti demokrat, z. Sali Berisha reagoi gjatë një deklarate për mediat.

 

"Asgjë tjetër, - tha Berisha. -  veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale.
Me lidhje me bandat dhe krimin. Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë.

I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here. Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama. Deputetët do jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë! Deputetët do jenë aty ku e kanë vendin. Beteja është betejë," nënvizoi kreu i PD-së.

 
 

SHKRESA E BLEDI ÇUÇIT, KREUT TE GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...